Parisi në alarm, për… plehrat dhe minjtë!

Parisi është i pistë dhe plot me minj, aq as kryebashkiakja Anne Hidalgo, ka njoftuar masat për të përballuar degradimin e gjendjes. Për të mposhtur mungesën e civilitetit të qytetarëve dhe turistëve që bëjnë pis kryeqytetin francez, do të ketë gjoba nga 68 deri në 1.500 euro. Kritika ka pasur edhe nga opozita që akuzon kryebashkiaken se është ajo shkaku i problemit, ndërsa një raport ka drejtuar gishtin te keqmenaxhimi  i mjeteve t% punës. Ndërkohë, ka nga ata që kanë mbledhur firmat për të ndaluar këtë situatë.

Një raport, që e përjavshmja “Canard Enchainé” informon se është paguar 224 mijë euro, e rekomandon bashkinë të kujdeset më mirë për higjienën e kryeqytetit dhe të zonave të saj urbane. Analiza rekomandon që “të pastrohet më mirë”, “të bëhet pis më pak” dhe “të vlerësohen dhe organizohen më mirë burimet”.

Në veçanti, gishti drejtohet kundër përdorimit të mjeteve të punës dhe stafit që është në dispozicion për pastrimin e rrugëve.

Automjetet e reja pastruese, lufta kundër mungesave të punonjësve të kanalizimeve, modernizimi i mjeteve, këto janë disa nga rekomandimet, që mbërritën ndërsa polemika shkaktoi shpërthimin e pushtimit të minjve në qytet, për shkak të përmbytjes së Senës, duke “nxitur” brejtësit të dalin nga rrethinat e lumit.

Alarmi për pushtimin e brejtësve nuk është mbështetur nga të gjithë. Në një nismë për mbledhjen e firmave, të promovuar nga psikologia e fëmijëve, Josette Benchetrit, ka regjistruar 25 mijë aderime për të larguar kurthet e përhapura në të gjithë qytetin. Psikologia shkon aq larg sa të pyesë nëse njeriu meriton të jetojë.

11 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota