Dridhet Franca, tërmet me magnitudë 4.8 ballë

Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë është regjistruar në Vandea, në veri-perëndim të Francës. Instituti sizmologjik qendror transalpin, ka saktësuar se nuk ka dëme apo persona të lënduar në ndërtesa. Epiqendra e tërmetit është lokalizuar në Saint-Hilaire-de-Voust, në një thellësi prej 10 km. Lëkundjet janë verifikuar rreth orës 04:00 dhe rrezja e saj është shtrirë në dhjetëra km.

12 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota