Gjendet bombë e pashpërthyer, mbyllet aeroporti i Londrës

Aeroporti “London City” është mbyllur përkohësisht pas zbulimit të një bombe të pa shpërthyer që daton nga Lufta e Dytë Botërore. “Kemi izoluar zonën për 214 metra”, – kanë shpjeguar autoritetet e aeroportit të kryeqytetit britanik në një komunikatë.

Bomba është zbuluar gjatë disa punimeve për mirëmbajtjen e pistës së vetme të uljes së avionëve. Aeroporti në të vërtetë përdoret vetëm për fluturime në distancë të shkurtër.

Aeroporti i Londrës është një aeroport ndërkombëtar i vendosur në lagjen Newsham të Londrës Lindore. Zona ishte shumë industriale dhe shumë e populluar gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Royal Docks, ku është e vendosur pista tani, ishte një pikë hyrëse kryesore në lumin Thames për mallra dhe tregti.

12 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota