Koalicioni me SPD, Merkel: I dhimbshëm, por i pranueshëm

Angela Merkel dëshiron të qeverisë Gjermaninë në krye të koalicionit të madh deri në fund të mandatit të saj. Nuk përjashton as mundësinë, në rast se militantët socialdemokratë nuk pranojnë marrëveshjen, që të drejtojë sërish CDU-në në një fushatë të re elektorale.

Por mbi të gjitha ajo hedh poshtë idenë se pushteti i saj po zbehet, dhe pse nuk mohon tensionin në rradhët e konservatorëve për lëshimet e shumta të bëra në negociatat me SPD-në. Ajo u shpreh se i përket kategorisë së njerëzve që mbajnë premtimet e bëra.

Një Merkel e vendosur, dhe aspak e prekur nga vala e kritikave të brendshme pas humbje së ministrisë së financave që i kaloi socialdemokratëve të Schulz.

“Kemi paguar një çmim për të pasur një qeveri të qëndrueshme dhe lëshimi i Ministrisë së Financave ishte i dhimbshëm, por sipas meje, i pranueshëm. Anulimi i negociatave për shkak të shpërndarjeve të posteve ministrore do të kishte qenë një veprim i papërgjegjshëm nga ana ime. Në çdo rast edhe nëse ministri i Financave është socialdemokrat, kjo nuk do të thotë se ai mund të bëjë çfarë të dojë”, u shpreh Merkel.

12 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota