Zarf me pluhur të bardhë në shtëpinë e Trump, bashkëshortja e djalit në spital

Bashkëshortja e djalit të Presidentit Donald Trump, Vanessa Trump, është dërguar në spital si një masë paraprake pasi hapi një zarf që përmbante pluhur të bardhë, bën me dije policia amerikane.

Letra i ishte drejtuar Donald Trump Jr, djalit të madh të Presidentit Trump, në apartamentin e tij në Manhatan.

Sipas burimeve policore, raportojnë mediat amerikane, Vanessa Trump dhe dy të tjerë në vendngjarje u dekontaminuan nga zjarrfikësit dhe u dërguan në spital për trajtim mjekësor.

Policia e Neë York ka deklaruar për BBC se testuan pluhurin e bardhë në zarf dhe konfirmoi se nuk ishte i rrezikshëm, e sipas tyre Vanessa Trump nuk duket të jetë e prekur fizikisht nga substanca.

12 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota