Të shtëna me armë në një shkollë në Florida, raportohet për disa të vdekur

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në një shkollë në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar, ndërsa nga të dhënat e para raportohet për shumë viktima.

Agjentë policie të armatosur rëndë, madje edhe një tank, janë parë pranë shkollës ku ka ndodhur ngjarja.

Ndërkohë nga pamjet e publikuara, duken me dhjetëra persona të cilët marrin ndihmën e parë mjekësore.

 

Source: Bota