Ceremonia mbyllëse, delegacioni i Koresë së Veriut pritet me protesta në Olimpiadë

Një delegacion koreano-verior, i udhëhequr nga një gjeneral i cili në të shkuarën akuzohet për një sulm ndaj koreano-jugorëve, ka shkuar në Korenë e Jugut për ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike “Pyeongchang 2018”.

Gen Kim Yong-chol fajësohet për një sulm ndaj një luftanijeje koreano-jugore në vitin 2010, si pasojë e të cilit humbën jetën 46 marinarë. Koreja e Veriut mohon të ketë pasur gisht në këtë sulm, por familjarët e viktimave dhe kryeministri i Koresë së Jugut u bashkuan për një protestë, duke u munduar të bllokojnë kalimin e gjeneralit në kufi.

Koreja Jugore ka tentuar që përdorë pjesëmarrjen e Koresë Veriore në Lojërat Olimpike Dimërore, si mënyrë për të ulur tensionet në Gadishull.

Koreja Veriore është përballur me kundërshtime ndërkombëtare për testimin e programit bërthamor dhe atij të raketave balistike, duke shkelur rezolutën e Kombeve të Bashkuara.

Më 23 shkurt, Shtetet e Bashkuara e kanë goditur këtë vend me sanksione të reja ndaj 50 anijeve dhe kompanive, për të cilat administrata amerikane ka thënë se po i ndihmojnë Phenianit për të shmangur sanksionet ekzistuese të lidhura me programin e armëve.

25 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota