Gaza, Erdogan kundër Netanjahut: Je një terrorist, një pushtues

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka akuzuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu se është “një terrorist” dhe “një pushtues”, në lidhje me përleshjet e dhunshme në territorin e Gazës, ku forcat e sigurisë vranë 16 palestinezë.

Më herët, Netanjahu kishte pohuar se nuk “pranonte leksione morali  nga asnjë, që për vite ka bombarduar në mënyrë të paskrupullt popullata civile”. Të shtunën, Erdogan, e kishte cilësuar “ç’njerëzore” sulmin izraelit kundër palestinezëve.

Izraeli, ka thënë presidenti turk, godet civilë të pafajshëm, duke e konsideruar “një masakër” atë të ndodhur në Gaza, sipas asaj që raporton gazeta turke “Daily Sabah” në versionin e saj online.

“Nuk shërben t’i tregosh botës se sa efektive është ushtria izraelite. Mund ta kuptojmë se çfarë bën ky shtet terrorist, duke parë situatën në Gaza dhe Jeruzalem”, – ka vijuar, duke folur në kongresin e partisë së tij, AKP në provincën perëndimore të Adanasë.

1 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota