Çrregullimet e ushqimit përbëjnë rrezik serioz për shëndetin e gojës

Kurat e dhëmbëve dhe mishrave të tyre mund të përmirësojnë marrëdhëniet me trupin tuaj.

Çrregullimet e ushqimit, të tilla si anoreksia dhe bulimia mund të vënë në rrezik shëndetin e gojës, si për të metat pasuese ushqyese që rrjedhin prej tyre, nganjëherë të lidhura me sëmundje të rënda të mishrave të dhëmbëve, ashtu dhe për rrezikun e rëndë të dëmtimit të zmaltit të dhëmbëve shkaktuar nga episode të përsëritura të së ashtuquajturave “lezione të kariesit”.

Kujdesi i zgavrës së gojës, së bashku me ndërhyrje të tjera në frontin psikologjik mund të kontribuojë për të ndihmuar këta pacientë për të përmirësuar perceptimin e gjendjes së tyre shëndetësore, potencialisht duke favorizuar rrugën e vështirë drejt çlirimit nga çrregullimet e ushqimit.

E shpjegon Leonardo Trombelli, i Universitetit Ferrara që ka në vend një studim të plotë në bashkëpunim me Renata Vecchiatini, hulumtuese e Klinikës Dentare e Spitalit Universitar të Ferrara, Emilia Manzato UniFE lektore dhe eksperte e çrregullime të ushqimit dhe Cristina Saletti, drejtore mjekësore e Shërbimit të Higjienës Ushqimore dhe Ushqyerjes së Autoritetit Shëndetësor Lokal të Ferrara.

Disa nga rezultatet e këtij studimi u prezantuan me rastin e mbledhjes vjetore të 47-të të Shoqatës Amerikane për Hulumtime Dentare (AADR), të mbajtur në Fort Lauderdale (Florida). Kjo punë shpjegon Trombelli, i cili është gjithashtu një anëtar aktiv i Shoqërisë italiane të Periodontology dhe Implantology (SIdP), vlerëson ndikimin në shëndetin oral të çrregullimeve të tilla si anoreksia dhe bulimia dhe, në kthim, efektin e ndërhyrjes terapeutike dhe parandalimin e shqetësimeve në zgavrën e gojës si dhe në cilësinë e jetës së këtyre pacientëve. Është parë që një ndërhyrje në mishrat e dhëmbëve të pacientëve ka dhënë një përmirësim të gjendjes objektive të shëndetit të zgavrës së gojës, si dhe një përmirësim të mirëqenies së shëndetit të gojës në përgjithësi.

Pacientët e përfshirë në trajtimin dentar kishin edhe një perceptim më të mirë të funksionit të përtypjes si dhe ankth më të pakët dhe ishin më të qetë nga ana psikologjike në përgjithësi. Reduktimi i një shqetësimi të tillë është një aspekt i rëndësishëm për këta pacientë, shpjegon Trombelli, dhe mund të ketë një ndikim të thellë në vetë-perceptimin e tyre, nivelin e kënaqësisë së paraqitjes së tyre fizike, vetëbesim e kështu me radhë, të cilat komprometohen në mënyrë tipike në çrregullimet e ushqimit.

Është e rëndësishme të mbani mend, përfundon Trombelli, se ekziston një lidhje shumë e ngushtë mes dietës, çrregullimeve të ngrënies dhe problemeve të zgavrës së gojës: çrregullimet e të ngrënit – anoreksia dhe bulimia – mund të shkaktojnë probleme serioze të gingivitetit nëse ka një mangësi në ushqim (sidomos mungesa e vitaminës C). Për më tepër, ajo që ndikon vetë-perceptimin e pacientit në një mënyrë thellësisht negative, është estetika e ‘buzëqeshjes’ që mund të kompromentohet, për shembull në rastin e bulimisë, nga erozioni dentar që shoqërohet me të.

“Ne po flasim për patologji komplekse dhe të vështira psikiatrike – përfundon Trombelli – por mendojmë se cilësia e jetës së këtyre pacientëve ose të paktën perceptimi i vetes, mund të përfitojnë minimalisht nga një përmirësim i mirëqenies së perceptuar dhe shëndetit objektiv të gojës së tyre”.

10 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Ndryshe