Astrologji, roli i “Katër Elementëve” në 12 shenjat zodiakale

Fakti që një shenjë zodiakale i takon Ujit, Ajrit, Tokës ose Zjarrit e predispozon atë në disa karakteristika

Kur flasim për yjet apo për horoskopin, shpesh dëgjojmë të thuhet se shenja zodiakale i takon një prej katër elementeve: Ajrit, Ujit, Tokës dhe Zjarrit. Duke qenë pjesë e një elementi të veçantë në fakt predispozon karakteristika të veçanta: fakti i njohjes së tyre na ndihmon të kuptojmë më mirë karakterin tonë dhe atë të të tjerëve. Atëherë le të përqendrohemi te Katër Elementet dhe të zbulojmë si bëhet ky klasifikim.

Dymbëdhjetë shenjat zodiakale mund të klasifikohen sipas Elementit të tyre dhe kjo shpërndarje quhet ‘triplicity’. Çdo elementi i përkasin tri shenja. Katër Elementet janë Zjarri, Toka, Ajri dhe Uji. Simbolizmi i elementeve përdoret gjithashtu në disiplina të tjera ezoterike dhe jo vetëm në Astrologji.

ZJARRI – Elementit të Zjarrit i përkasin këto shenja: Dashi, Luani dhe Shigjetari.

Karakteristikat e Zjarrit janë ngrohtësia, pasioni, entuziazmi, vullneti, veprimi, shkathtësia, dëshira për të luftuar dhe fituar. Zjarri nxit gjithçka që plotëson, por nganjëherë konsumon: për shembull, djeg fazat ose situatat e stresit për shkak të mungesës së durimit.

TOKA – Elementit të Tokës i përkasin këto shenja: Demi, Virgjëresha dhe Bricjapi.

Karakteristikat e Tokës janë vendosmëria, përcaktimi, këmbëngulja, sensi praktik, besueshmëria, aftësia për të menaxhuar paratë (të gjitha shenjat e Tokës janë shumë të lidhura me paratë dhe të mirat materiale), kontrolli, stabiliteti dhe siguria. Nuk priten goditje të kokës nga ata që ndikohen nga ky element.

AJRI – Elementit të Ajrit i përkasin këto shenja: Binjakët, Peshorja dhe Ujori.

Karakteristikat e Ajrit janë inteligjenca, logjika, predispozita për komunikim, racionaliteti, ndjenja e humorit, kurioziteti, butësia, mungesa e konkretizimit. Ajri nuk njeh kufij dhe, në përhumbjen e tij, shpërndan një pjesë të vetes. Shenjat e Ajrit e njohin njëri-tjetrin sepse duan t’ia mbathin nga çdo situatë që i përfshin ata.

UJI – Elementit të Ujit i përkasin këto shenja: Gaforrja, Akrepi dhe Peshqit.

Karakteristikat e Ujit janë ndjeshmëria, ëmbëlsia, sentimentalizmi, romantizmi, tendenca për të qenë e butë dhe e dashur, emocionaliteti. Janë pikërisht emocionet forca e vërtetë e këtij elementi. Uji rrjedh dhe përshtatet në rrugën që gjen, duke arritur qëllimin e tij.

Është interesante të kontrolloni nëse Ngjitësja ose Hëna, ose Planetet e tjerë të Temës së Lindjes i përkasin të njëjtit element të vetë shenjës zodiakale. Me të vërtetë mund të ndodhë që, pavarësisht se shenja zodiakale tregon një element, në Temën e Lindjes ekziston prevalenca e një tjetri.

11 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Ndryshe