Viti 1928, kur Ahmet Zogu “shfrytëzonte” Skënderbeun!

Nga Armand Plaka

Ai mbeti “çuditërisht” ura lidhëse mes Zogut dhe Enver Hoxhës, i cili gjithashtu u kujdes shumë për t’a glorifikuar e pse jo edhe “shfrytëzuar” Heroin e Shqiptarëve për kurimin e imazhit të vet.

Sidoqoftë, ai vijon të mbesë edhe sot e kësaj dite një “urë lidhëse” dhe Hero i padiskutueshëm mes shqiptarëve të djeshëm e të sotëm, miq e armiq ideologjikë, këndej e andej kufirit, pavarësisht përpjekjeve që janë vënë re dekadat e fundit për t’a “rishikuar mitin e tij”.

#td_uid_1_5acf692be379d .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/04/zogu-1-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5acf692be379d .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/04/zogu-2-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5acf692be379d .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/04/zogu-3-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5acf692be379d .td-doubleSlider-2 .td-item4 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/04/zogu-80×60.png) 0 0 no-repeat;
}

Meqenëse është Viti Mbarëkombëtar i Gjergj Kastrioti Skënderbeut, mendoj se ato marrin tashmë një vlerë të dyfishtë. Ato përbëjnë prej gati një shekulli edhe një pjesë të një koleksioni me vlera të një industrialisti të apasionuar zviceran, i cili vite më vonë do t’ia dhuronte atë Arkivave Shtetërore Zvicerane.

Gjithçka ndodhte ndërsa Zogu akoma nuk ishte kurorëzuar Mbret dhe ushtronte për herë të parë mandatin si President i Republikës. Në këtë kontekst, duket se Skënderbeu ishte dhe shtylla kryesore ku ai do të mbështeste strategjinë e tij për të shtruar terrenin për kurorëzimin që s’do vononte të vinte.

Kësisoj, glorifikimi i figurës së prijësit më të madh shqiptar, ishte në rend të ditës dhe figurën e tij e gjeje në shumë kartolina që mbartnin mbishkrime në shqip dhe në ndonjë gjuhë kryesore të huaj; kryesisht në frëngjisht, italisht dhe gjermanisht.

Në shtypin e huaj, nëse raportohej me nota pozitive, Zogu cilësohej madje edhe si “Skënderbeu i Dytë”.

Tre kartolinat që po postoj, edhe pse jo domosdoshmërisht prurje “për herë të parë”, janë pikërisht të vitit 1927-1928 dhe mbi to duken qartë pullat me mbishkrimin “Rep. Shqiptare”.

12 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Ndryshe