Britani, fushatë për një tjetër referendum për “Brexit”

Ka nisur fushata për një referendum të dytë Brexit në Londër. Iniciativa u mbështet nga politikanët, udhëheqësit e biznesit britanik dhe njerëz e personazhe të famshëm, të botës së artit dhe sportit.

Promovuesi Andrew Adonis, një ish-qeveritar laburist, shpjegoi se qëllimi është “një votim i ri popullor mbi rezultatin e negociatave midis qeverisë së Thereza May dhe Brukselit”.

Një votë që nëse do të ishte negative, duhet të deklarojë, sipas tij, “një rishikim të përhershëm të qëndrimit në BE”.

15 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota