Sërish tmerr në Indi, përdhunohet dhe vritet e mitura

Sërish një akt i tmerrshëm dhune kundër një minoreneje në Indi. Një e mitur nga indiane rreth 11 vjeçe, është sekuestruar, torturuar, përdhunuar dhe vrarë në shtetin e Gujaratit. Kufoma, e gjetur pranë një fushe briketi të Suratit, kishte të paktën 86 plagë, edhe në pjesët intim. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia indiane e shtypit, Ani.

Autopsia e realizuar në trupin e viktimës, e cila nuk është identifikuar akoma, tregon sipas mjekëve ligjorë se është përdhunuatr dhe torturuar për të paktën tetë ditë dhe më pas është mbytur.

Ky akt i ri dhune ndaj një fëmije, është regjistruar kur akoma nuk është shuar tmerri për përdhunimin në grup dhe vrasjen e Asifas 8 vjeçe nga Kashmiri dhe asaj të një tjetër minoreneje, për fat të mirë e mbijetuar, nga ana e një deputeti të Utar Pradesh.

15 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota