Indi, burg përjetë mësuesit të njohur të fesë, përdhunoi besimtaren

Një mësuesi të njohur të fesë në Indi, që pretendon se ka miliona ndjekës në mbarë botën i është dhënë dënim me burg përjetë, pasi akuzohet për përdhunimin e një vajze 16-vjeçare.

Sipas gjykatës, Asaram Bapu kreu përdhunimin në vitin 2013 në ashramin e tij në qytetin verior të Jodhpurit.

Guruja 77-vjeçar, ka 400 ashramë në të gjithë botën ku mëson meditimin dhe yoga. Ai është gjithashtu në gjyq për një rast tjetër përdhunimi në shtetin perëndimor Gujarat. Ndërkohë sipas BBC, shteti i Jodhpuri është në alarm të lartë për shkak të shqetësimeve se mund të ketë dhunë nga mbështetësit e mësuesit të dënuar.

“Asgjë nuk mund të kompensojë traumën që viktima dhe familja kanë kaluar,” tha Utsav Bains, avokati i viktimës, për NDTV përpara dënimit.

#td_uid_1_5ae0589489709 .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/04/101026494_81977440-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5ae0589489709 .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/04/101026500_gettyimages-178900631-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}

Asaram u arrestua në vitin 2013 pasi një akuzë për sulm seksual ishte ngritur kundër tij nga dy prej pasuesve të tij, të cilët pretendonin se ai kishte sulmuar vajzën e tyre.

Policia thotë se çifti, i cili e kishte dërguar vajzën në një nga ashramët e tij për mësime shpirtërore, ishte ftuar të shihte atë teksa ishte “nën ndikimin e disa fuqive shpirtërore të mbinatyrshme”.

Më pas u është thënë të dërgojnë vajzën e tyre në Jodhpur për t’u takuar me mësuesin. Familja arriti në ashramin e Jodhpurit më 14 gusht. Natën tjetër, Asarami e thirri viktimën në dhomën e tij me pretekstin e “shërimit” të saj. Ai pastaj përdhunoi vajzën, ndërsa prindërit e saj pritën jashtë duke kënduar lutjet e tij, thotë policia.

Policia thotë se guruja e detyroi viktimën të kryejë veprime seksuale ndaj tij dhe kërcënoi të vriste familjen e saj nëse ajo fliste për incidentin. Viktima u tha prindërve se çfarë kishte ndodhur ditën tjetër. Ata u përpoqën të ballafaqoheshin me Asaramin, por iu refuzua hyrja në ashramët e tij.

25 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota