Përplaset autobusi i shkollës, 1 nxënës i vdekur e dhjetëra të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në New Jersey, ku një autobus që transportonte nxënës shkollë është përplasur tmerrësisht keq me një kamion që mbante plehra.

Policia njofton se 1 nga 46 nxënësit në autobus ka mbetur i vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur. Dy zyrtarë thanë se autobusi i shkollës kishte logon e Bordit të Arsimit “Paramus” anash tij.

Kryebashkiaku i Mount Olive, Rob Greenbaum shkoi menjëherë në vendngjarje dhe po mbikëqyr përpjekjet për shpëtimin.

“Kjo është një skenë e tmerrshme, e cila po merr përgjigjen më të pabesueshme të emergjencave nga kantoni Morris dhe nga Policia e Shtetit”, tha ai.

#td_uid_1_5afdb6990bfba .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/05/636621544647377491-0517-Mt-Olive-accident-4-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5afdb6990bfba .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/05/636621544646129467-0517-Mt-Olive-accident-2-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5afdb6990bfba .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/05/636621544642385395-0517-Mt-Olive-accident-5-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}

Ai shtoi se autobusi ishte shkërmoqur dhe anuar, ndërsa shasia e tij ishte shkëputur nga pjesa tjetër e mjetit.

Shkolla “Paramus” e këtij qarku nuk ka konfirmuar ende se cilët studentë ishin duke udhëtuar me të, por sipas kalendarit arsimor, një udhëtim i një klase të fshatit Waterloo ishte parashikuar për këtë të enjte, nga shkolla e mesme “East Brook”.

 

Aksidenti është regjistruar pranë daljes së fshatit Waterloo, në “rrugën 80”.

“Jemi duke vlerësuar gjendjen e njërit prej studentëve të përfshirë në këtë aksident”, tha Pam Garretson, zëdhënëse e Qendrës Shëndetësore “St. Joseph” në Paterson.

Deri më tani konfirmohen disa të plagosur. Shumë pacientë janë transportuar në Qendrën Mjekësore “Hackettstown”. Të paktën një person u dërgua në Qendrën Mjekësore të Shën Jozefit në Paterson.

17 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota