Trump i përgjigjet Tusk: BE e tmerrshme në tregtinë me SHBA

Kritikat nga Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk, i cili duke iu referuar Donald Trump tha me ironi në Samitin e Sofjes se “me miq të tillë, kush ka nevojë për armiq”, nuk e kanë shqetësuar aspak liderin e SHBA-ve.

Trump në kundërpërgjigje akuzoi BE-në para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë duke thënë se ishte “e tmerrshme” në tregtinë me Shtetet e Bashkuara. “Ne kemi humbur 151 miliardë dollarë vitin e kaluar në tregtinë me Bashkimin Evropian”, tha Trump, duke iu referuar deficitit tregtar të SHBA-së me bllokun 28-vendesh.

“Kështu që ata mund të më vendosin të gjitha llojet e emrave. Dhe nëse do të isha unë, do të thërrisja me emra, sepse kjo lloj tregtie nuk do të ndodhë më”, theksoi Trump.

Duke iu referuar në veçanti deklaratës së Tusk, presidenti i SHBA-ve shtoi: “Shikoni, Bashkimi Evropian ka qenë i tmerrshëm për Shtetet e Bashkuara lidhur me tregtinë. Ata kanë qenë të tmerrshëm për punëtorët tanë”.

Trump tha se kritikat e tij ndaj BE u ngritën nga tarifa prej 2.5 për qind që prodhuesit evropianë përballen me eksportet në Shtetet e Bashkuara, krahasuar me tarifën 10 për qind që BE imponon ndaj prodhuesve të automobilave në SHBA.

BE kishte pritur që të eliminonte tarifat e saj të automjeteve nën Partneritetin Transatlantik të Tregtisë dhe Investimeve të ndjekur nga administrata e Obamës, por Trump ende nuk e ka bindur BE të hyjë në një negocim tregtar dypalësh.

18 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota