Trump ndërron mendje: Takimi me Kim Jong Un edhe mund të ndodhë më 12 qershor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka bërë të ditur se samiti i tij i planifikuar me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un ‘mund të ndodhë’.

“Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë. Jemi duke negociuar me ta(Korenë e Veriut), mund të ndodhë takimi edhe me 12 qershor. Duam që ky takim të ndodhë”, ka thënë Trump, një ditë pasi ka anuluar takimin e tij me Kim Jong Un.

Gjithashtu, Trump në profilin e tij në Twitter ka shkruar se negociatat me Korenë e Veriut janë “një lajm i mirë”.

“Një deklaratë e ngrohtë dhe produktive nga Koreja e veriut është lajm shumë i mirë dhe së shpejti do të shohim se ku do të na shpie, me shpresë për prosperitet të gjatë dhe paqe të qëndrueshme”, ka shkruar Trump në Twitter.

25 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota