Abuzim me fondet, prokuroria e Nju Jorkut padit Fondacionin Trump

Prokurori i Përgjithshëm i Nju Jorkut njoftoi të enjten se ka paditur Fondacionin Trump, si dhe Presidentin Donald Trump dhe fëmijët e tij, duke pretenduar se ligji e ka fokusin “e gjerë”.

Barbara Underwood tha se fondacioni bamirës i Trump ishte angazhuar në “bashkërendim të paligjshëm politik”, i projektuar për të ndikuar në zgjedhjet e vitit 2016, por fondacioni mohoi akuzat, duke i quajtur ato të motivuara politikisht.

Në një deklaratë, zonja Underwood tha se Trump kishte udhëzuar ilegalisht fondacionin për të siguruar mbështetjen për fushatën e tij presidenciale duke përdorur emrin e fondacionit dhe fondet e ngritura për të promovuar fushatën.

Presidenti goditi përsëri në Twitter duke thënë se “demokratët e Nju Jorkut” ishin “duke bërë gjithçka që mundën për ta paditur atë”. Ai u zotua se nuk do ta zgjidhte çështjen.

Në pati pretendohet se fondacioni pagoi 100,000 dollarë për të zgjidhur pretendimet ligjore kundër vendit turistik Mar-A-Lago të zotit Trump, 158,000 dollarë për të zgjidhur kërkesat kundër një prej klubeve të tij të golfit dhe 10,000 dollarë për të blerë një pikturë të z. Trump. “Blerja e pikturës ishte një shembull i një nga “të paktën pesë transaksioneve të vetë-ballafaqimit” të cilat shkelin rregullat tatimore për bamirësitë jopërfituese”, thuhet në deklaratë.

Pra, sipas hetimit Fondacioni Trump ishte pak më shumë se një bllok çeqesh për pagesat e Presidenti të SHBA-ve ose bizneseve të tij, pavarësisht nga qëllimi i tyre i legalitetit.

“Kjo nuk është mënyra e duhur se si fondacionet private duhet të funksionojnë”, tha prokurorja.

Fondacioni Trump lëshoi ​​një deklaratë për mohimin e akuzave dhe akuzoi prokuroren për mbajtjen e 1,7 milionë dollarëve në fondet e mbetura “peng për përfitime politike”. Padia e fondacionit Trump shton sfidat ligjore në rritje të Presidenti amerikan, të cilat përfshijnë një hetim të gjerë të këshillave të posaçme për lidhjet e dyshuara midis kampit të fushatës zgjedhore dhe Rusisë. Këshilltari Special Robert Mueller ka paditur disa nga bashkëpunëtorët e z. Trump dhe ka bastisur shtëpinë dhe zyrën e avokatit të vjetër të presidentit Michael Cohen.

14 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota