Arrestohet anglezi i parë në Rusi, protestoi për homoseksualët

Aktivisti britanik Peter Tatchell u arrestua në Moskë nga policia pak përpara fillimit të ndeshjes hapëse të Botërorit, pasi protestoi kundër torturave ndaj homoseksualëve në Çeçeni.

Tatchell ndodhej pranë Sheshit të Kuq, ku mbante një pankartë që thoshte: “Putin nuk shqetësohet për të vepruar kundër torturave të homoseksualëve në Çeçeni”. Teksa ai parakalonte me pankartën në dorë, agjentët intervenuan dhe e arrestuan, duke shënuar kështu incidentin e parë me një britanik në Rusi gjatë Botërorit.

14 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota