Gjermania arreston një tunizian: Përgatiste një armë biologjike

Një shtetas tunizian është arrestuar të mërkurën në Këln nga policia gjermane “është në dyshim të fortë se ka tentuar të prodhojë një armë biologjike”.

Në apartamentin e të dyshuarit, Saifallah H., janë gjetur me mijëra substanca helmuese nga të cilat mund të nxirren toksina vdekjeprurëse.

Për hetuesit ekzistojnë “tregues konkretë për planifikimin e një sulmi”: kjo do të ishte “rreziku më i madh potencial” i humbur ndonjëherë në Evropë.

14 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota