Rusia 2018, Navalni: Janë modernizuar burgjet për të pritur huliganë anglezë

Rusia rrëmben për një muaj të gjithë vëmendjen e globit pasi organizon evenimentin më të madh sportiv, por Botërori 2018 është shoqëruar me shumë polemika dhe disa liderë europianë e kanë bojkotuar.

Përplasja kryesore është ajo mes Rusisë dhe Anglisë për çështjen Skripal, precedent që për pak e detyroi kombëtaren e “Tre Luanëve” të bojkotonte Kupën e Botës, por fatmirësisht diçka e tillë u shmang.

Por vetëm një orë përpara startit të ndeshjes hapëse, kreu i opozitës ruse dhe kundërshtari kryesor i Presidentit Putin, Aleksei Navalny, i sapo liruar nga qelia ka hedhur “bombën” e rradxhës duke thënë se autoritetet ruse “mezi po presin që të ndalojnë disa tifozë britanikë”.

“Burgjet janë përgatitur për të akomoduar huliganët anglezë”, tha Navalny. Përmes Instagramit ai shpjegoi se burgjet e Moskës që përdoren për paraburgimet administrative do të transformohen në “dhoma të klasit të parë”, me “Ekrane LCD” dhe “bare të pikturuar”, ku përdoren menu të llojeve të ndryshme, “si në aeroplan”.

Sipas Navalny “me sa duket autoritetet presin që të ndalojnë tifozët e dehur anglezë dhe nuk duan të duken keq”.

“Përmirësimet në të gjitha elementet janë bërë në stilin evropian, ata ngjyrosur bare dhe në vend të vrima në dysheme, më vjen keq për detaje, ata vënë në kabinete. Në oborrin ata vënë dyert dhe footballs reale të shpërndara. Tani ju ngrënë më të mirë se sa në restorantet, ka edhe një kamerier, një shkollë kadet policia shkon në burg, shpërndan menutë dhe se si aeroplani mund të zgjedhin midis dy versioneve, “ai shkruan sot Navalny u lirua pas 30 ditëve të arrestimit administrative pas protestave të 5 majit.

Sipas Navalny “është e qartë se autoritetet presin që të ndalojnë tifozët anglezë të dehur e nuk duan të bëjnë figurë të keqe”.

“Në të gjithë qelitë kanë bërë përmirësime të stilit europian, kanë rilyer hekurat e në vend të vrimave në dysheme, më falni për detajet, kanë vendosur banjat. Në oberre kanë shpërndarë topa të vërtetë futbolli. E tani mund të ushqehesh më mirë se në restorante, ka madje edhe një kamarier”, shkruan Navalny që sot është lënë i lirë pas 30 ditësh arrest administrativ, si pasojë e protestës së 5 majit.

“Duke qenë se punonjësit nuk dinë anglisht, kanë punësuar si stazhiere studente nga Universitetit i gjuhëve të huaja në Moskë. për momentin të huaj nuk ka dhe studentet po mërziten dhe kërkojnë me zë të lartë arrestime masive për të bërë njohje të reja. Kush lirohet nga burgu ka edhe një dhuratë: ose një libër me ligjet ruse ose një Backgammon me simbolet e Botërorit. Unë zgjodha Backgammon”, ka shtuar Navalny që e mbyll me një batutë.
“Vendet janë të limituara, nëse dëshironi të thyeni ligjin duhet ta bëni shpejt, pas Kupës së Botës gjithcka kthehet si në fillim”.

14 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota