Plan për atentat në 4 korrik, arrestohet mbështetësi i Al Kaedës

Në Klevland, në SHBA, një person është ndaluar sepse ka mbështetur me materiale logjistike për një organizatë terroriste që planifikonte një atentat për 4 korrikun, ditën e Pavarësisë së SHBA-ve.

Lajmi është bërë i ditur nga FBI-ja, e cila ka saktësuar se i dyshuari i arrestuar, një mbështetës i Al kaedë,s kishte qëllim të shpërthente një bombë gjatë paradës në qendër të qytetit të Ohajos.

Autoritetet kanë deklaruar se Demetrius Nathaniel Pitts, i cili përdorte edhe emrin Abdur Raheem Rafeeq, ka treguar se një agjent i infiltruar synonte të ngarkonte materiale eksplozivi mbi një furgon apo një mjet të ngjashëm për të goditur forcat e armatosura dhe familjarët e tyre gjatë celebrimeve të programuara për ditën e mërkurë. “Dëshira e tij: të vriste ushtarakët dhe familjet e tyre”, – ka pohuar FBI në një konferencë shtypi.

2 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota