Britani, gjendet një shishe ‘Novichok’ në shtëpinë e njërit prej të helmuarve

Autoritetet britanike kanë gjetur burimin e agjentit nervor Novichok, që helmoi dy persona ditë më parë në jug të Anglisë. Policia e Londrës deklaroi se një shishe e vogël është gjetur gjatë kërkimeve, në shtëpinë e Rowleyt (një nga të helmuarit) dhe pasi është testuar nga shkencëtarët është konfirmuar se substanca ka qenë Novichok.

Njëra nga viktimat, 44 vjeçarja, Dawn Sturgess vdiq në spital të dielën, pasi i është ekspozuar agjentit.

Ndërsa I dashuri i saj, 45 vjeçari Charlie Rowley për momentin është në gjendje të qëndrueshme.

Policia është ende duke bërë kërkime se prej nga ardhur shishja dhe si ka arritur në shtëpinë e Roëleyt.

Testimet tjera do të synojnë të zbulojnë nëse nga mostra e njëjtë janë helmuar edhe ish-agjenti rus, Sergei Skripal dhe vajza e tij Yulia, në muajin mars në Salisbury të Britanisë.

13 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota