Itali, gjenden 26 mijë bimë kanabis të organizatës “Ndrangheta”

Tre plantacione, për një total prej 26 mijë bimë kanabis sativa, janë zbuluar nga Policia e Shtetit në Itali gjatë hetimeve që çuan në operacionin “Kopshte Sekrete”.

Nëse lënda narkotike do të shitej në treg, vlera e saj do të shkonte rreth 20 milionë euro.

Hetimet që rezultojnë nga konfiskimi dhe që u zhvilluan në Nicotera, Joppolo dhe Capistrano, kanë theksuar aftësinë e organizatës për të siguruar të gjitha fazat e ciklit të prodhimit.

Policia italiane njofton se në kuadër të këtij operacioni, ka goditur një organizatë të rrezikshme kriminale të narko-trafikut, e cila drejtohej nga Emmanuele Mancuso, djali i njërit prej kapove të organizatës famëkeqe kalabreze “Ndrangheta” në Limbadi Pantaleone, i quajtur ndryshe “inxhinieri”, raporton shtypi italian.

Tetë persona kanë përfunduar në pranga, ndërsa nëntë të tjerëve u është caktuar masa e sigurisë ‘arrest shtëpiak’.

21 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota