Tre të huaj, përfshirë një maqedonas, gjenden të vrarë në Kabul

Policia në Kabul gjeti trupat e tre shtetasve të huaj, të cilët janë rrëmbyer dhe vrarë në kryeqytetin afgan. Tre shtetasit e huaj përfshijnë një shtetas të Maqedonisë, një të Indisë dhe një të Malajzisë.

Zëdhënësi i shefit të policisë në Kabul, Hashmat Stanekzia, tha se trupat janë lënë në Musahi, një zonë e paqëndrueshme e qytetit. “Në këtë fazë, mendojmë se është incident terrorist”, tha ai.

Përgjegjësinë për rrëmbimet dhe vrasjet nuk e ka marrë ende asnjë grup.

2 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota