Horoskopi, një ëndërr sekrete për çdo shenjë zodiakale

Në pritje të 10 gushtit, natës së Shën Lorencit, po zbulojmë dëshirat intime të 12 shenjave dhe pritshmëritë e tyre

Më 10 gusht, natën e Shën Lorencit, është bërë zakon që të shikojmë lart në qiell dhe të shikojmë yjet në rënie dhe t’ua besojmë atyre dëshirat tona. Është bukur të mendosh që Yjet mund të na ndihmojnë në realizimin e ëndrrave tona sekrete, çfarëdo qofshin ato. A jemi gati të shprehim dëshirat tona? Horoskopi na tregon se cilat ëndrra dhe dëshira janë më të kërkuarat nga çdo shenjë zodiakale. Le të lejojmë që të hyjë magjia në jetën tonë, duke na dhuruar gëzim dhe lumturi!

DASHI – Dëshira juaj, në natën e yjeve në rënie, është mëkatare dhe ka të bëjë me dëshirën e papërballueshme që të bëni dashuri me dikë që ju tërheq shumë. Ndjeni një zjarr të madh brenda jush dhe pasioni bëhet më i paprekshëm çdo ditë. Nuk ka rëndësi nëse jeni të dy të fejuar apo sepse të gjithëve u duket një dashuri e pamundur: brenda jush jeni i sigurt se kjo dëshirë mund të kapërcejë çdo pengesë. Ideali do të ishte vëzhgimi i qiellit të ndritshëm me personin në fjalë.

DEMI – Ju dëshironi të shkoni dhe të jetoni me partnerin tuaj, por e kuptoni se nuk keni një person të besueshëm në krah apo që nuk arrin t’ju garantojë sigurinë që keni nevojë. Por zemra nuk komandohet dhe mendoni se ia vlen që të provoni edhe të pamundurën, duke u kërkuar yjeve që të përmbushin këtë dëshirë tuajën për të krijuar një familje. Megjithatë, së shpejti mund të kuptoni se lumturia juaj lidhet me diçka ose me dikë që është larg nga ju. Kini besim më të madh te fatin dhe tek të tjerët!

BINJAKËT – Ata përreth jush mund ta kenë të vështirë ta kuptojnë atë, por dëshira juaj më e madhe është për arritjen tuaj profesionale. Edhe pse bëni shaka dhe qeshni, keni frikë të madhe që diçka mund të shkojë keq dhe do të donit të arrini një sukses të tillë që të garantoni popullaritetin dhe famën për të ardhmen. Kështu që nuk mjafton që vetëm t’u kërkosh yjeve t’ua plotësojnë: është e nevojshme që të merrni disa iniciativa emocionuese, madje edhe me kusht të rrezikimit të sigurisë që keni akumuluar deri më tani.

GAFORRJA – Çfarë doni më shumë se çdo gjë tjetër në këtë moment të jetës suaj? Ju ndoshta dëshironi të zgjeroni familjen dhe të keni një fëmijë, por jeni të vetëdijshëm për faktin se në jetën e një çifti ka shumë probleme për të marrë përgjegjësinë e këtij lloji. Përkundër çdo gjëje, ju shpresoni për të, dhe ju jeni gati të mbështeteni në dashamirësinë e yjeve në rënie. Për ta parë këtë ëndërr të vërtetë, nuk keni frikë të revoluciononi plotësisht mënyrën tuaj të të kuptuarit të dashurisë, në çdo aspekt të saj.

LUANI – Dëshira juaj më e madhe është të keni një vilë fantastike luksoze, në qendër të qytetit. Ju po punoni shumë në punën tuaj për të fituar një status më të lartë shoqëror në krahasim me atë të fillimit dhe ideja për të pasur një shtëpi të mrekullueshme për ju (dhe për të dashurit tuaj) ju ngacmon. Ju duhet të zgjeroni dhe të vendosni rolin tuaj në familje. Yjet mund t’ju ofrojnë disa mundësi të mira, por juve ju takon t’i merrni ato dhe ta mbani të paprekur besimin në aftësitë tuaja.

VIRGJËRESHA – Jeni duke jetuar një moment të jetës tuaj, veçanërisht të lulëzuar dhe nuk është se u besoni yjeve për mundësinë e arritjes së diçkaje të rëndësishme dhe të qëndrueshme: ju e dini që mund ta bëni me burimet tuaja dhe me angazhimin tuaj të vazhdueshëm. Kështu që ju preferoni t’u besoni yjeve një dëshirë më të përhershme, si kapricoja e një makine të re apo të një motori të ri. Me gjithë racionalitetin tuaj të lindur, për fat të mirë nuk i zbuloni askujt kërkesat tuaja të vogla që i dëshironi aq shumë.

PESHORJA – Ju nuk e keni të vështirë ta pranoni atë: ju doni të grumbulloni para dhe pasuri për të përballuar çdo pengesë të jetës. Ju keni bindjen se paratë mund të blejnë lumturi, por së shpejti do e kuptoni se nuk është e vërtetë. Yjet që bien janë gati për të përmbushur dëshirat tuaja të vërteta. Për çfarë të duhen paratë? Për një shtëpi të re? Për të udhëtuar? Të mos punoni dhe t’u dedikoheni hobeve tuaja? Që t’ju dojë dikush? Paraja është një lidhje dhe ju mund të merrni gjithçka edhe në mënyra të tjera.

AKREPI – Zemërimi juaj është kaq i fuqishëm saqë ju ka turbulluar mendjen tuaj, duke iu lënë pas dore dëshirat që ju dëshironi t’i shihni të realizuara në jetën tuaj. Zemërimi, pakënaqësia, zilia dhe xhelozia nuk ju lejojnë të formuloni kërkesa konkrete për yjet që bien dhe pa shikuar lart në qiell, gjithashtu mund të jetë shumë e vështirë për të parë ndonjë prej tyre. Por ju mund të dëshironi që dikush t’ju kërkojë të gjeni harmoni dhe paqe të brendshme. Jupiteri mendon për gjithçka tjetër!

SHIGJETARI – Gjithmonë ju pëlqen të ëndërroni gjëra të mëdha dhe për këtë arsye nuk kufizoni kërkesat që bëni çdo herë që shihni yjet që bien. Ju dëshironi të udhëtoni dhe të kaloni disa javë në mbarë botën, por meqenëse burimet tuaja ekonomike nuk ju lejojnë të bëni atë, ju duhet të mbështeteni vetëm në fat të mirë, me shpresën që në njëfarë mënyre të mund të arrini me të vërtetë atë që dëshironi. Besimi juaj i madh në jetë dhe në fat iu bën të jeni pjesëmarrës në mrekulli të vërteta.

BRICJAPI – Dikush mund të mashtrohet nga natyra juaj e vetmuar, por gjithashtu duhet të ndiheni rehat në marrëdhëniet shoqërore. Ëndrra juaj e fshehtë është vetëm për të zgjeruar rrethin e miqësisë dhe për të bërë njohuri të reja të rëndësishme, të cilat mund të jenë thelbësore për realizimin e projekteve të reja personale ose të punës që keni në mendje. Mos bëni sikur nuk besoni në yjet që bien: ngrini sytë drejt qiellit dhe kërkoni me liri të plotë atë gjë që mund t’ju bëjë të lumtur!

UJORI – Kohët e fundit ju ndjeheni poshtë dhe mund të keni humbur besimin në dashuri dhe në fat. Përpjekjet tuaja nuk shpërblehen gjithmonë siç dëshironi. Ju jeni të vetëdijshëm se kjo është një periudhë kaluese dhe për këtë arsye ju dëshironi ndihmën magjike të yjeve që bien: të rifitoni forcën tuaj të mendjes dhe të besoni përsëri në dashurinë dhe mirësinë e njerëzve rreth jush. Vetëvlerësimi juaj nuk mund të jetë thjesht punë ose personale, duhet të përfshijë gjithçka!

PESHQIT – Ju mund të shkruani një listë të pafund ëndrrash që dëshironi t’i shihni të realizuara, por ajo që është më e dashur për ju në këtë kohë në jetën tuaj është rritja juaj shpirtërore. Do të donit të keni një lloj “ndriçimi” për të kuptuar më mirë qëllimin e jetës suaj. Ju dëshironi me gjithë zemër të takoni një mësues, një udhëzues, i cili t’ju udhëheqë në eksplorimin e botës tuaj të brendshme dhe emocioneve tuaja. Yjet mund t’ju kënaqin atëherë kur nuk e prisni. Mos e humbni shpresën!

8 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Ndryshe