Autobusi i shkollës sulmohet nga ajri, 39 fëmijë të vdekur në Jemen

Të paktën 39 fëmijë kanë vdekur dhe 50 të tjerë kanë mbetur të plagosur në veri të Jemenit pas një sulmi ajror që ka goditur një autobus shkolle dhe një treg të mbipopulluar në provincën e Saada-së.

“Pas një sulmi kundër një autobusi që transportonte fëmijë në tregun e Dahyan-it, në veri të Saada-së, një spital ka pritur dhjetëra viktima dhe persona të plagosur”, – ka shkruar Komiteti Ndërkombëtar i kryqit të Kuq në “Twitter”.

Sipas liderëve tribalë lokalë, sulmi është kryer nga koalicioni i drejtuar nga sauditët. Më herët, Arabia Saudite, ka zyrtarizuar vdekjen e një civili dhe plagosjen e 11 të tjerëve për shkak të shpërthimit të një predhe të lëshuar nga rebelët shiitë të Jemenit në jug të Mbretërisë.

9 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota