Droga, një në katër student në Itali përdor kanabis

Një i ri në katër, në moshën studentore, përdor kanabis, ndërsa një në dhjetë përdor substanca të reja psikoaktive. Lajmi është bërë i ditur nga ministri për Familjen, Lorenzo Fontana, i cili citon  relacionin vjetor të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Antidrogë.

“Synojmë fuqizimin e parandalimit dhe sensibilizimin e familjeve, – ka shkruar Fontana në “Facebook” dhe konsolidimin e marrëdhënieve me shkollën”.

9 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota