Seksi, zbuloni 5 gjëra që u pëlqejnë meshkujve!

Jetojeni pasionin pa turp: ja pesë dëshirat mashkullore që mund ta bëjnë intimitetin perfekt

Ne e dimë: burrat dhe gratë kanë pikëpamje shumë të ndryshme për marrëdhënien në çift dhe madje edhe për seksin. Jeta intime është një temë themelore për marrëdhënien, por nganjëherë është e vështirë që të hysh në trurin e meshkujve për të kuptuar se çfarë duan ata. Le ta lëmë mënjanë frikën, pengesat dhe censurat dhe le të vazhdojmë: sekreti i vërtetë është pikërisht ky, të përpiqesh ta ndjesh tjetrin dhe të sigurohesh që çdo takim të jetë një moment komunikimi i jashtëzakonshëm. Për një verë me pasion perfekt le të shohim pesë gjëra që meshkujt do të donin midis çarçafëve.

Lamtumirë mërzitje: Në dhomën e gjumit nuk ka asnjë kufizim të imagjinatës, mjafton të gjeni anën më sexy dhe më të keqe të gjërave. E transformojmë përditshmërinë në një rast të veçantë: edhe të gatuash ose të lash pjatat mund të bëhet ekstremisht erotik me masat e duhura. Sidomos në çiftet që kanë kohë të gjatë bashkë është e lehtë të biesh në rutinë: tani është koha për një ndryshim. Të brendshmet fantastike, përkëdhelja e lëkurës ose dushi së bashku janë vetëm disa nga truket që mund të nxisin dëshirën për të eksperimentuar.

Boshatisni kokën: Për fat të keq, ne gratë nuk jemi në gjendje të çlirojmë veten nga pengesat që kanë rrethuar trupin e grave për shekuj. T’i lëmë fare bëhet akoma më e vështirë, veçanërisht nëse kondicionimi i familjes ka peshuar në edukimin tonë. Kjo nuk bën gjë tjetër përveçse rrit ndjenjën e ngurtësisë dhe pasigurisë që lidhet me sferën intime. Le ta ndalojmë për një moment trurin së funksionuari dhe ta lëmë veten në duar të partnerit: në vend që të mendojmë për atë që jemi duke bërë, nëse jemi në lartësinë e duhur apo jo, le të përqendrohemi në atë që ndiejmë dhe tek ai.

Çështje shikimesh: Meshkujt tanimë është e vërtetuar që si shqisë kryesore kanë shikimin. Prandaj për ta shikimi është shumë i rëndësishëm kur bëjmë dashuri, pasi i ndihmon për t’u eksituar si dhe për të përjetuar plotësisht marrëdhënien. Ndërkohë, ne gratë shpesh jemi më modeste, kemi frikë për celulitin tonë dhe për kilet e tepërta që ndoshta i kemi vënë gjatë dimrit, për të mos përmendur që lakuriqësia është shpesh një burim turpi për shkak të edukimit që kemi marrë. Këshilla? E zgjedhim ne dritën, duke vendosur llamba që krijojnë një atmosferë të butë, të afta për të ndriçuar butësisht dhomën dhe format tona, ose ndezim qirinj për të ndriçuar me romantizëm, por edhe për të përmbytur dhomën me aroma dhe temjan: edhe aromat kanë rëndësinë e tyre.

Vetëm për sytë tuaj: Vetëm për sytë tuaj, jo vetëm filmin e famshëm 007, por një sugjerim i dobishëm për ata që duan të ndezin partnerin e tyre. Ne e befasojmë atë duke improvizuar një striptiste: ndërkohë që ai do të ulet në mënyrë të qetë në një kolltuk, mund t’i heqim një nga një rrobat tona derisa të ngelemi vetëm me të brendshme. Përfundimi? Shtrat ose divan, nuk ka rëndësi: do të jetë sigurisht një takim me një shkallë të lartë pasioni.

Ambient intim…: Nganjëherë, sidomos kur intimiteti është i konsoliduar, përgatitoret kthehen në një kujtim sepse arrijmë shumë shpejt në pikën kulminante. Ky është një gabim serioz, sepse puthjet, përkëdheljet dhe masazhet janë tepër emocionuese edhe për partnerin. Taktika na kthen në ndjenjat e thella dhe ancestrale dhe aktivizon një kanal komunikimi të menjëhershëm dhe efektiv. Në vend të filmit të zakonshëm televiziv, le t’i përkushtohemi partnerit, duke i propozuar një masazh relaksues: dritat e buta, qirinjtë dhe vaji i parfumosur do të jenë të përsosura si një prolog për një natë erotike. Sugjerimi: nuk duhet të lëmë pas dore zona si kyçin e këmbës, kofshën e brendshme dhe gjurin; ata shpesh neglizhohen, por janë jashtëzakonisht të ndjeshme dhe erogjene. Provojeni që ta besoni!

9 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Ndryshe