Taxhikistan, historia e çiftit të çiklistëve që u vranë nga ISIS (Foto)

“Në këtë botë të mrekullueshme, ka shumë magji për të zbuluar”, – shkruante Jay Austin, një 29-vjeçar amerikan, para se të nisej me të dashurën e tij bashkëmoshatare, Lauren Geoghegan për një aventurë të vërtetë: xhiro rreth botës në biçikletë. Por magjia që mbushte ditët e këtyre dy çiklistëve është shuar nga një grup terroristësh. Në ditën e 369 të udhëtimit të tyre, 29 korrik, të rinjtë u përfshinë në atentatin e parë (i marrë përsipër zyrtarisht) të ISIS-it, në Taxhikistan: së bashku me dy çiklistë të tjerë europianë, janë përplasur me shpejtësi nga një makinë ndërsa pedalonin në rrugë.

Siç shkruan “New York Times”, Jay dhe Lauren vendosën të lënë punët e tyre respektive për të njohur botën dhe treguar atë përmes një blogu (simplycycling).

Çifti kishte përshkruar 24 shtete në tre kontinente (nga Afrika e Jugut në Zambia, nga Spanja në Bullgari) dhe ishin të lumtur për aventurën që po përjetonin, pavarësisht nga vështirësitë pak a shumë të zakonshme (shiu, i nxehti, dëmtime, infeksione dhe sëmundje).

“Mediat të tregojnë që bota është një vend i madh dhe i frikshëm, plot me njerëz të këqij, të cilëve nuk duhet t’u besosh. Unë nuk e pranoj”, – shkruante Jay në blog, gjatë një etape në Marok. Pavarësisht nga optimizmi, disa njerëz të këqij, Jay dhe Lauren i takuan. Për fat të keq. Si ata, ashtu edhe dy çiklistët e tjerë të pranishëm, njëri zviceran dhe tjetri holandez, humbën jetën në rajonin e Danghera-s.

#td_uid_1_5b6c95930b435 .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/08/ta-1-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5b6c95930b435 .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/08/ta-2-80×60.png) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5b6c95930b435 .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/08/ta-3-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5b6c95930b435 .td-doubleSlider-2 .td-item4 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/08/ta-4-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5b6c95930b435 .td-doubleSlider-2 .td-item5 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/08/ta-5-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5b6c95930b435 .td-doubleSlider-2 .td-item6 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/08/ta-6-80×60.png) 0 0 no-repeat;
}

9 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota