Ish-zyrtarja e Shtëpisë së Bardhë: Trump është racist, përdor termin zezak!

Donald Trump është një “racist”, i cili ka përdorur vazhdimisht fjalën “Nigger-Zezak”, pohon Omarosa Manigault Newman, dikur afroamerikanja më e shquar në Shtëpinë e Bardhë. Ajo pretendon se Trump është regjistruar duke u shprehur “shumë herë” si racist gjatë shfaqjes televizive The Apprentice  dhe ka një kasetë për ta provuar sjelljen e tij përçmuese ndaj njerëzve me ngjyrë, sipas Manigault Newman.

Trump ka qenë “i përndjekur” që nga koha e zgjedhjes së tij si President në 2016 nga akuzat që në një shfaqje televizive ai është dëgjuar duke thënë fjalën “Nigger” dhe ka përdorur etiketime të tjera fyese.

Në librin e saj “Unhinged”, një kopje e së cilit disponohet nga “The Guardian” përpara publikimit javën e ardhshme, Omarosa këmbëngul që raportet janë të vërteta, edhe pse ajo nuk thotë se e ka dëgjuar  Trump të përdor vetë fjalën.

Ajo gjithashtu pohon se ajo personalisht ka dëshmuar në përdorimin e epiteteve racore nga Trump rreth këshillit të Shtëpisë së Bardhë, të burrit të Kellyanne Conway, George Conway, i cili është gjysmë filipinez.

Kritikët kanë vënë në pikëpyetje besueshmërinë e Manigault Newman dhe ka të ngjarë të akuzojnë atë për hakmarrje kundër administratës pas shkarkimit të saj të papritur dhjetorin e kaluar.

Në atë kohë, shkruan ajo, “ndjeva një rritje në kuptimin se Donald Trump ishte me të vërtetë një racist”.

“Siguria ime për përdorimin e fjalës “zezak” dhe përdorimet e tij të shpeshta të asaj fjale ishin maja e një ajsbergut të gjërave vërtet të tmerrshme që unë kam përjetuar me të, gjatë dy viteve të fundit në veçanti”, nënvizon Omarosa.

10 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota