Sulmi me armë në Kanada. Katër viktima, mes tyre edhe 2 policë

Katër të vdekur është bilanci i të shtënave me armë zjarri që u regjistruan sot në Kanada. Policia kanadeze sqaron se një i dyshuar ndodhet në paraburgim pasi ka vrarë dy oficerë policie dhe dy qytetarë në qytetin lindor Fredericton, New Brunswick. Fredericton është kryeqyteti i provincës së New Brunswick me rreth 56,000 banorë.

Policia e qytetit konfirmoi vdekjen e oficerëve në Twitter. Çifti i efektivëve nuk është emëruar dhe rrethanat rreth incidentit mbeten ende të paqarta.

“Ju lutemi vlerësoni faktin se kjo është një ditë e vështirë për familjet dhe kolegët tanë”, shkroi policia në rrjetet sociale.

Policia shkoi në një kompleks rezidencial në zonën Brookside Drive në orën 7 të mëngjesit të së premtes.
David Maccoubrey tha se ai u zgjua në apartamentin e tij në Brookside Drive në orën 7:07 të mëngjesit nga tingujt e të shtënave me armëve “10 metra nga shtrati”. Maccoubrey tha se tri të shtëna pistolete e zgjuan atë, dhe rreth 17 të tjerë i pasuan të parat rreth orës 8:30.

“Dukej sikur i pari erdhi nga jashtë dritares sime”, tha Maccoubrey në një intervistë telefonike nga banesa e tij. “Pastaj dy të tjera ndodhën brenda tre minutave të para.”

Tim Morehouse, një banor tjetër i kompleksit, tha se dëgjoi një burrë të thërriste: “Qepe! Qepe!”

Ai tha se dëgjoi dy të shtëna me armë dhe pastaj tre të tjera. Më pas shtoi se nga dritarja e tij pa trupin e një njeriu në tokë, në parkingun e pasmë të 237 Brookside. Ai sqaroi se thiri 911, pastaj dëgjoi të shtëna të shtuara dhe pa nga dritarja e tij dhe dy policë në terren.

Kryebashkiaku i Brunswick Brian Gallant shprehu ngushëllimet e tij ndaj viktimave dhe familjeve të tyre.

“Gjatë kësaj kohe të vështirë, mendimet tona janë me gratë dhe burrat e guximshëm në linjat e para që punojnë për të na mbajtur të sigurt”, tha Gallant.

Ndërkohë Nick Moore, një gazetar nga CTV Atlantic, postoi pamjet të vendngjarjes në Twitter, duke treguar automjetet e ambulancës dhe policisë jashtë një shtëpie.

10 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota