Tunizi, ndalohen 9 terroristë të drejtuar në brigjet italiane

Forcat e rendit në Tunizi, kanë arrestuar në Biserta 15 persona, mes 21 dhe 39 vjeç, të gatshëm për të hipur në një gomone për të mbërritur ilegalisht në brigjet italiane. Mes tyre, mësohet se kanë qenë edhe 9 ekstremistë islamikë. Lajmi bëhet i ditur nga Ministrit e Brendshme e Tunizisë. Të ndaluarit i janë dorëzuar rojes bregdetare kombëtare, e cila heton krimet terroriste për vijimësinë e hetimeve.

Dyshohet se ekstremistët, mund të kishin si qëllim kryerjen e ndonjë akti të mundshëm terrorist sapo të zbrisnin në brigjet italiane.

14 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota