Pensilvani, 300 priftërinj kanë abuzuar seksualisht fëmijët për dekada

Priftërinjtë katolikë në Pensilvani kanë abuzuar seksualisht me mijëra fëmijë gjatë një periudhe 70-vjeçare dhe i kanë mbajtur të heshtur nëpërmjet armatimit të besimit, si dhe nëpërmjet një fushate sistematike të fshehjes nga peshkopët e tyre.

Në një raport prej 884 faqesh, të publikuar nga Prokurori i Përgjithshëm i Pensilvanisë, Josh Shapiro, tregohen shembuj të paraqitur grafikisht të fëmijëve, të cilët i pastronin paraprakisht dhe më pas i dhunonin seksualisht klerikët e kishës katolike. Prokurori është bazuar kryesisht në dokumentet e arkivave sekrete të mbajtura nga dioqezat, duke përfshirë këtu rrëfimet e shkruara nga priftërinjtë.

“Ishte abuzim seksual i fëmijëve, përfshirë këtu përdhunimin, i cili u krye nga burra të rritur, priftërinj kundër fëmijëve”, tha Shapiro.

Përfaqësuesit e gjashtë dioqezave të Pensilvanisë të përfshirë në raport nuk dhanë ndonjë koment.

Prokurori i Përgjithshëm tha se ky është raporti më i madh mbi abuzimet seksuale të klerikëve të kishës katolike në historinë amerikane, pothuajse dy dekada pas ekspozimit të abuzimit në Boston, që tronditi kishën katolike romake. Në raport përmenden 301 priftërinj, disa prej të cilëve kanë vdekur. Vetëm dy prej priftërinjve do te ndiqen penalisht.

Prokurori Shapiro tha se janë identifikuar rreth 1000 viktima, por beson se mund të ketë shumë më tepër.

15 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota