Itali, vidhet shtëpia e prindërve të ministrit të Brendshëm

Shtëpia e prindërve të ministrit të Brendshëm italian, Matteo Salvini, është vjedhur në Milano. Gjithçka ka ndodhur kur çifti ishte nisur me pushime. Keqbërësit kanë vepruar të pashqetësuar, duke vjedhur të gjitha objektet e çmuara dhe një kasafortë, për të vijuar më pas me një tjetër vjedhje në po të njëjtin apartament, por një kat më lart. Hetuesit nuk besojnë se ka qenë një aksion i paramenduar kundër zv.kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm të vendit.

Nga hetimet e para të vjedhjes së kryer në shtëpinë e prindërve të Salvinit, në lagjen “Giambellino”, nuk rezultojnë “anomali” dhe gjithçka të lë të dyshosh për një vjedhje banale, rastësore, pa lidhje të veçanta me pozicionin politik të djalit të tyre.

17 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota