Kryeministri i Malit të Zi takohet me Merkel: Nuk duhet të ketë ndryshim të kufijve

Kryeministri i Malit të Zi, Dusko Markoviç ka qëndruar në Berlin në një vizitë zyrtare me ftesë të kancelares gjermane Angela Merkel.

Siç raportohet në profilin zyrtar në Twitter të Qeverisë së Malit të Zi, Markoviç dhe Merkel u pajtuan se nuk duhet të ketë ndryshim të kufijve në Ballkan.

Gjithashtu, në postimin e Qeverisë së Malit të Zi thuhet se Merkel dhe Markoviç kanë biseduar edhe për luftimin e krimit të organizuar. ”Në luftën kundër krimit të organizuar, nuk do të jetë askush i mbrojtur”, ka thënë Markoviç.

17 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota