E ëma 106-vjeçare i jep lamtumirën John McCain (Video)

Familjarë, miq, kolegë i dhanë lamtumirën senatorit John McCain. Mes të pranishmëve në ceremoni ishte edhe nëna 106-vjeçare e tij, Roberta McCain.

Me karrige me rrota, ajo u afrua pranë arkivolit të të birit, ku i dha lamtumirën e fundit. McCain ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Arizona, në moshën 81-vjeçare për shkak të tumorit në tru.

Senatori John McCain ka lënë edhe një letër lamtumire për bashkëkombasit e tij.

“Jetova dhe u largova nga jeta si një amerikan krenar,” shkruan McCain.

“Ne e dobësojmë madhështinë tonë kur ngatërrojmë patriotizmin tonë me rivalitetet klanore që kanë mbjellë armiqësi, urrejtje dhe dhunë në të gjitha anët e globit. Ne e dobësojmë atë kur fshihemi prapa mureve, në vend që t’i rrëzojmë ato, kur dyshojmë në fuqinë e idealeve tona, në vend që t’u besojmë atyre si forcë e madhe për ndryshim, ashtu siç kanë qenë gjithmonë,” thuhet në letër…

Lamtumirë, vëllezër amerikanë. Zoti ju bekoftë dhe Zoti e bekoftë Amerikën”, thuhet në letrën e Senatorit McCain.

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://connect.facebook.net/de_DE/sdk.js#xfbml=1&version=v3.1’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs);}(document, ‘script’, ‘facebook-jssdk’));

John McCain’s 106-year-old mother pays her respects

John McCain’s 106-year-old mother, Roberta McCain, pays respects to her son during a ceremony inside the Rotunda at the US Capitol https://cnn.it/2os4G4t

Gepostet von CNN am Freitag, 31. August 2018

31 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota