Vritet lideri i separatisëve pro-rusë në Ukrainë

Udhëheqësi i separatistëve pro-rusë në rajonin Donjeck në lindje të Ukrainës, Aleksander Zakharchenko, u vra të premten në një shpërthim në një kafene në Donjeck. Lajmi u konfirmua nga media zyrtare e separtistëve.

Agjencia e lajmeve “Donetsk” tha përmes një deklarate në ueb-faqen e saj se Zakharchenko u vra nga shpërthimi në qendër të Donjeckut. Moska fajësoi Kievin për vrasjen.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se Kievi ka vendosur të angazhohet në një “luftë të përgjakshme”.

31 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota