Wanda Sykes, historia e një lesbikeje

Aktorja dhe shkrimtarja e njohur amerikane do ti duhej kohë të pranonte seksualitetin e saj. Gruaja e njohur për shprehjen se “Mënyra më e thjeshtë për të vajtur në zemrën e një femre është përmes vaginës së saj » kishte kaluar një jetë jo të qetë seksuale.

Pas martesës së dështuar me producentin Dave Hall, ajo ishte shkëputur për të jetuar vetëm për të kuptuar më në fund atë që dëshironte. Në vitin 2008 në një fjalim të mbajtur për barazinë gjinore ajo do të pranonte hapur se ishte lesbike dhe se prej disa kohësh ishte martuar fshehurazi me të dashurën franceze Alex Sykes dhe se ishin bërë prindër të dy binjakeve. Por deri tek njohja me Alex për Wandën nuk kishte qenë e lehtë.

Shumë burra kishin kaluar në jetën e saj duke lënë gjurmët e dashurive që nuk duhet ti kishte jetuar. Kjo pasi prirjet e saj ishin të tjera dhe pavarësisht faktit për ta refuzuar atë çfarë ishte në të vërtetë njohja me Alex do ta bënte që më në fund të pranonte se ajo ishte lesbike. Prej kohësh ajo është duke jetuar në paqe me veten duke iu përkushtuar vajzave dhe karrierës. Dashuria duket se e ka bërë më të fortë Wandën aq sa kur pak kohë më parë u diagnostikua me kancer në gji ajo ishte plot shpresë dhe bëri që ti mbijetojë kancerit.

“Që po jam e diagnostikuar me kancer në gji. Nuk e di e duhet të flasë për këtë sëmundje apo jo ? E kam mbijetuar tani ajo është në të kaluarën time », do të shprehej ajo. Wanda njihet si komediane dhe humorin fin dhe dëshirat për ti ndarë momentet e bukura jo vetëm me partneren por edhe me miqtë. Shtëpia e tyre është e njohur për festat ku pihet verë e argëtimet deri në mëngjes.

9 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Ndryshe