A do t’i pëlqej? Cilat janë shenjat e sintonisë sipas shkencës!

Afërsia fizike, mënyra si na flet dhe shikimi në sy

“A do t’i pëlqej?” Është një nga pyetjet më të ngutshme që i bëjmë vetes kur duhet të takojmë një partner të mundshëm, por gjithashtu, edhe në pjesën tjetër, p.sh një person të ri për të punuar. Shpesh mund të keqkuptojmë tërheqjen, harmoninë, duke menduar të kufizohemi ndaj qëllimeve romantike, ose mund të kemi tendencën të mendojmë se burrat dhe gratë flirtojnë në një mënyrë tjetër.

Por, një hulumtim i ri kanadez, i Universiteti të Albertas, një meta-analiza e 309 studimeve të publikuara në Buletinin Psikologjik, ka identifikuar sjelljet kryesore që ne të gjithë vëmë në zbatim kur dikush na pëlqen dhe duam të krijojmë besim, por ajo gjithashtu ka treguar se burrat dhe gratë në të gjitha kulturat përdorin sjellje të ngjashme në grada po aq të ngjashme.

Ndër shenjat që pa dyshim tregojnë se personit tjetër i pëlqejmë është përpjekja për afërsi fizike, imitimi i sjelljes (duke kopjuar lëvizjet) dhe avancimi i bisedës, pasuar nga kontakti me sy, pra duke shikuar drejt e në sy, edukimi, buzëqeshja dhe të qeshurat e vërteta.

Shtrirja e flokëve, animimi i kokës ose të arrini tek personi tjetër nuk janë gjë tjetër veçse sjellje që lidhen me tërheqjen sipas meta-analizës.

A i pëlqeni atij?

Meshkujt mund t’ju habisin. Një ditë është i mirë me ju, ndërsa ditën tjetër e shihni se si flirton me tjetrën para syve të tu. A dëshiron ai të ta tërheqë vëmendjen ty apo të të largojë nga vetja? Më poshtë radhiten disa raste që ndihmojnë të kuptosh se çfarë mendon ai.

Mban premtimet

Djemtë dhe vajzat nganjëherë me qëllim nuk e thërrasin personin që simpatizojnë që ai ta pyesë veten se për çka është fjala. Në qoftë se ai/ajo të telefonon apo takon menjëherë që është kthyer nga puna etj., ai me këtë ju tregon haptas se jeni duke i pëlqyer.

Kur është afër teje nuk flet

Ai është llafazan i madh kur është me shokët e tij, por kur është me ju vetëm skuqet në fytyrë. Ai është i dashuruar. Mos harroni se edhe djemtë dinë të bëhen nervozë. Për këtë arsye kur e shihni se është skuqur në fytyrë ose nuk flet ju ia dhuroni një buzëqeshje, sepse ai ende nuk është i çiltër me ju. Ky djalë e pret vetëm një shenjë nga ju.

Kur meshkujt frikësohen

Djemtë frikësohen se mos i refuzoni dhe mendojnë se më mirë është që shokët e tij të bëjnë këtë pyetje. Në këtë mënyrë ai nuk rrezikon t’i merret fytyra.

Shoqërohet me ty

Ai e di se si të të afrohet ty, rri në shoqërinë tënde dhe në këtë mënyrë ai është afër teje. Si të jesh e sigurt se ai nuk flirton me shoqet tuaja? Ai çdo bisedë e bën për ty dhe interesohet për problemet e tua.

11 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Ndryshe