Kujdes nga pilulat e dobësimit, ja rreziku që shkaktojnë!

Të gjithë duam të kemi linja perfekte, sidomos adoleshentët, të cilët po përdorin gjithnjë e më shumë pilula për dobësim, që kanë efekte anësore dhe janë shumë të rrezikshme për shëndetin e tyre.

Ilaçet e humbjes së peshës reklamohen si zgjidhje e shpejtë për humbje peshe dhe për krijimin e figurës së përsosur. Premtimi se ato mund të japin një efekt të menjëhershëm ka bërë që adoleshentët të marrin tabletat e dietës duke mos marrë parasysh paralajmërimet që ekspertët e shëndetësisë japin për rrezikun e tyre.

Në Australi, autoritetet shëndetësore kanë lëshuar apel për të lajmëruar popullsinë rreth një substance kimike, e cila blihet on-line dhe shërben për të humbur peshë, në formën e pilulave në ngjyrë të verdhë.

E njohur si ‘2,4 dinitrophenol’, apo shkurt: Dnp, gjendet në disa barna, e cili reklamohet si shkrirëse yndyrnash dhe ka shkaktuar sëmundje të rënda e në disa raste edhe vdekjen. Në 2013-n një djalë anglez 18 vjeçar vdiq, si pasojë e përdorimit të disa pilulave që përmbanin Dnp. Djali luante regbi, donte të humbiste peshë, por substanca i provokoi mbinxehje trupore.

Të tjera vdekje kanë ndodhur vitet e fundit. Efektet e Dnp janë specifikuar më saktësisht në një shënim të shpërndarë nga Departamenti i Shëndetësisë së New South Wales, ku ndër të tjera shkruhet: “Ndalon magazinimin e energjisë si yndyrë, por duke e përhapur atë si nxehtësi dhe kështu rrit temperaturën e trupit duke dëmtuar qelizat e organeve si veshkat dhe truri”.

Ekspertët kanë paralajmëruar në mënyrë të vazhdueshme për rrezikun që mund të shkaktojnë ilaçet e dietës, të cilat në raste ekstreme mund ta dëmtojnë rëndë stomakun, madje mund të shkaktojnë edhe vdekjen. Këto pilula shpesh përmbajnë përbërës që ndalojnë shtimin në peshë, por që kanë efekte anësore, si gjakderdhja, rrahje të shpeshta të zemrës, gjendje të fikti dhe goditje në zemër.

Fjala e ekspertit – Kylie McArdie, toksikologe në klinikën dizintoksikuese të Sidnejt, shprehet: “Thuhet se, nëse substanca përdoret në dosa të vogla dhe me kujdes, është e sigurt, por në të vërtetë, Dnp është një substancë tmerrësisht helmuese, – shprehet ekspertja Kylie McArdie, toksikologe në klinikën dizintoksikuese të Sidneit. – Nuk ekzistojnë antihelme për raste të tilla dhe njerëzit mund të vdesin nëse përdorin produkte që përmbajnë Dnp edhe sikur të përdoren kurat më të mira”.

11 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Ndryshe