Putin inspekton stërvitjen e 300 mijë ushtarëve në kufi me Kinën (FOTO)

Presidenti rus Vladimir Putin premtoi të forcojë ushtrinë dhe ta furnizojë me armë të reja gjeneruese, teksa ai vetë udhëtoi për të parë stërvitjen më të madhe ushtarake të Rusisë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.

Stërvitja “Vostok-2018” (East-2018) që zhvillohet në Siberinë lindore pranë kufirit me Kinën përfshin 300,000 trupa ruse si dhe ushtrime të përbashkëta me ushtrinë kineze.

“Kjo është hera e parë që ushtria dhe flota jonë po kryejnë një test kaq të vështirë dhe në shkallë të gjerë”, tha Putin në komentet e publikuara në faqen e internetit të Kremlinit.

#td_uid_1_5b9a303fca882 .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/09/p7-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5b9a303fca882 .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/09/p6-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5b9a303fca882 .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/09/p4-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5b9a303fca882 .td-doubleSlider-2 .td-item4 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/09/p3-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5b9a303fca882 .td-doubleSlider-2 .td-item5 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/09/download-2-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5b9a303fca882 .td-doubleSlider-2 .td-item6 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/09/20180908_EUP003_0-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5b9a303fca882 .td-doubleSlider-2 .td-item7 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/09/p2-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}

Ushtrimet, që përfshijnë mbi njëmijë avionë ushtarakë, si dhe deri në 36,000 tanke, vijnë në mes të marrëdhënieve të tensionuara mes Rusisë dhe Perëndimit që kanë rënë në nivel të ulët që krahasohet me atë të Luftës së Ftohtë.

Duke ju drejtuar turmës së pafundme të ushtarëve, Putin tha se Rusia është një vend paqësor i gatshëm për bashkëpunim me çdo shtet të interesuar në partneritet, por që është detyrë e një ushtari të jetë gati për të mbrojtur vendin dhe aleatët e tij.

“Prandaj ne do të forcojmë më tej forcat tona të armatosura, do t’i furnizojmë me brezat e fundit të armëve dhe pajisjet dhe do të zhvillojmë partneritet ndërkombëtar ushtarak”, theksoi Putin.

13 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota