Shtëpia e Bardhë, Bloomberg gati të sfidojë Trumpin në 2020-ën

Michael Bloomberg, tre herë kryebashkiak i Nju Jorkut dhe kreu i një perandorie mediatike, dëshiron të sfidojë Donald Trump.

Për këtë arsye ai po konsideron një zbritje në fushë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në radhët e demokratëve. Pezullimi është raportuar nga disa media amerikane. Bloomberg, 76 vjeç, u përpoq të kandidonte për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2008, 2012 dhe 2016, por gjithmonë si një i pavarur.

Në vitet e fundit, miliarderi dhe magnat informacionit ka ndarë shuma të mëdha në betejat anti-Trump, si në çështjen e klimës apo edhe atë kundër armëve. Ndërkohë, për Trump, vijnë lajme të këqija: ish-menaxheri i fushatës së tij të vitit 2016, Paul Manafort, ka arritur një marrëveshje me prokurorin special që heton “Russiagate”, Robert Mueller. Manafort ka deklaruar përgjegjësinë është gati të bashkëpunoojë me hetimet që synonin të konstatonin nëse Trump kishte kontakte me Moskën.

16 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota