Tajfuni Mangkhut godet Filipinet dhe Kinën, të plagosur dhe viktima (Video)

Kina jugore është vendosur në gatishmëri të lartë, pasi shirat e fortë dhe erërat e forta nga tajfuni Mangkhut filluan të godasin bregun jugor. Më shumë se 100 njerëz janë plagosur në Hong Kong, ku era u përplas me rrokaqiejt dhe xhamat e dritareve u thyen nga shpejtësia marramendëse e saj.

Së paku 29 njerëz kanë vdekur në Filipine nga tajfuni Mangkhut por ndikimi i plotë në zonat rurale ende nuk dihet.

 

Mangkhut konsiderohet stuhia më e fortë e vitit 2018, ndaj në Hong Kong, autoritetet lëshuan alarmin maksimal, me banorët e paralajmëruar për të qëndruar brenda për të shmangur erën dhe reshjet.

Nivelet e ujit u rritën gati 3.5 m në vende publike dhe peshqit e gjallë pushtuan rrugët.

Shumica e dyqaneve dhe shërbimeve publike u mbyllën dhe më shumë se 800 fluturime janë anuluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Hong Kongut – që prekin më shumë se 100,000 pasagjerë.

Në Macau, për herë të parë në historinë, kazinove të famshme të territorit iu dha urdhër të mbylleshin, ndërsa mijëra njerëz janë evakuar nga Guangdong, në kontinentin kinez, ku Mangkhut do të godasë më vonë të dielën.

Autoritetet në provincën e populluar gjithashtu lëshuan nivelin më të lartë të paralajmërimit, me alarm të kuq. Qendra Kombëtare Meteorologjike e Kinës thotë se tajfuni mund të forcohet edhe më shumë teksa nuk e ka mbyllur ende “parakalimin” e tij.

Ndërkohë në Filipine, shumica e vdekjeve janë shkaktuar nga rrëshqitjet e tokës në rajonet e Cordillera dhe Nueva Vizcaya.

#td_uid_1_5b9e222398e24 .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/09/5b9e0320fc7e9363258b45da-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5b9e222398e24 .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/09/103451113_mangkhutmap-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5b9e222398e24 .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/09/103451109_049322626-1-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5b9e222398e24 .td-doubleSlider-2 .td-item4 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/09/103450915_049322581-1-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}

Ndër të vdekurit ka edhe fëmijë, ndërsa rrugët janë bllokuar dhe linjat e komunikacionit janë rrëzuar.

Pesë milionë njerëz ishin në rrugën e tajfunit dhe më shumë se 100 mijë u strehuan në qendra të përkohshme.

16 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota