Të shtëna me armë qendër të Brukselit, 2 të plagosur

Dy persona mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në qendër të Brukselit pranë kryqëzimit të Switch në Rue de la Croix de Fer.

Pesë apo gjashtë persona hapën zjarr në kryeqendrën e Belgjikës dhe lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i policisë së Brukselit-Ixelles, Ilse Van de Keere, sipas të përditshmes belge Le Soir.

Një person u plagos në një këmbë, ndërsa tjetri mori disa plumba.

Ata që janë përgjegjës për sulmin janë arratisur me makinë dhe një skuadër e policisë është duke I kërkuar, në përpjekur për t’i arrestuar.

16 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota