Gruaja, e cila akuzoi të nominuarin e Trump për Gjykatën Supreme të SHBA-së, Brett Kavanaugh për dhunë seksuale, nuk do të dëshmojë në senat javën e ardhshme. Sipas avokatit, klientja e tij Christine Blasey Ford është kërcënuar me vdekje.
Ajo theksoi se kërkon një hetim të FBI-së ndaj gjyqtarit Kavanaugh. Ford, profesoreshë në Kaliforni, ka akuzuar publikisht Kavanaugh për sulm seksual në vitin 1982, kur të dy kanë qenë nxënës të shkollës së mesme.
Kavanaugh, i nominuari i dytë i presidentit amerikan, Donald Trump në këtë gjykatë i ka hedhur poshtë këto akuza.
19 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)
Source: Bota