Mbi 5 milionë fëmijë mund të vuajnë urie në Jemen

Rreth 5.2 milionë fëmijë janë në rrezik të përballjes me uri, për shkak të rritjes së çmimit të ushqimit dhe luftimeve në portin kryesor, Hudaydah. Shqetësimi është ngritur nga organizata “Save dhe Children”.

“Kjo luftë rrezikon të vrasë një gjeneratë të tërë të fëmijëve në Jemen, të cilët përballen me kërcënime të shumta, nga bombat e deri tek uria”, ka thënë shefja ekzekutive e kësaj organizate, Helle Thorning-Schmidt.

Konflikti në Jemen është përshkallëzuar në vitin 2015, pasi rebelët huthi, të përkrahur nga Irani kanë fituar kontrollin e pjesës më të madhe në perëndim të Jemenit, duke përfshirë kryeqytetin Sanaa.

Rreth 10.000 persona, kryesisht civilë janë vrarë në këtë luftë dhe rreth 8.4 milionë të tjerë besohet se janë në prag të përballjes me urinë.

19 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota