Trump: Nuk kam plane për t’u takuar me presidentin iranian

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë se nuk ka asnjë plan që të takohet me homologun e tij iranian, Hassan Rohani.

Megjithatë, Trump dha sinjale se është i hapur për një takim të mundshëm në të ardhmen me Rohanin.

“Pavarësisht kërkesave, unë nuk kam plane që të takohem me presidentin iranian, Hassan Rohani. Ndoshta në të ardhmen. Jam i sigurt se ai është njeri i dashur”, ka shkruar Trump në një postim në Twitter.

Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Iranit janë përkeqësuar që në muajin maj, kur presidenti Trump tërhoqi Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore mes Teheranit dhe fuqive botërore. Trump po ashtu urdhëroi rivendosjen e sanksioneve.

25 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota