Dashuria e fshehtë e Truman Kapote

Një ndër historitë më të gjata të dashurisë së Truman Kapote është ajo me profesorin e njohur të letërsisë, kritikun Newton Arvin. Në vitin 1951 ai do të fitonte National Book Award me biografinë e Herman Melville. Disa nga veprat e tij më të rëndësishme Kapote ia ka dedikuar kësaj dashurie. Bashkë ata do të jetonin një nga një pasionet më të mëdha në jetën e shkrimtarit, që nuk e fshehu dot homoseksualizmin.

Për Kapote varësia ndaj Arvin shpesh bëhej e njëjtë me atë ndaj letërsisë. Truman Kapote është një emër i njohur i letërsisë amerikane. I lindur në Lujzijan në qytetin e New Orleans dhe u shua në Los Anxhelos në moshën 59-vjecare. Për jetën e tij në vitin 2006, është xhiruar filmi nën titullin e thjeshtë ”Capote” për të cilin, aktori Philip Hoffman fitoi Akademi awards për rolin kryesor mashkull. Capote lindi si Truman Strekfas Parsons.

Ai ishte një fëmijë i vetmuar, gjë që do të linte ndikim në mënyrën sesi ai e përjetoi jetën më vonë. Nëna e tij kur e lindi i kishte vetëm 16 vjeç. Prindërit e tij do të ndaheshin kur ai ishte 4 vjeç. Truman i vogël shkon në Alabama ku u rrit nga të afërm të nënës.

Të gjithë kalvarin e jetës gjatë fëmijërisë ai e përshkruan në librin “Tregimet e Krishtlindjeve”.” U bëra njëmbëdhjetë vjeç, dikur më vonë u bëra gjashtëmbëdhjetë vjeç. Edhe pse atëherë nuk ma varte njeri, ato ishin vite të mrekullueshme”, shkruan ai.

Në vitin 1933 ai udhëtoi drejt Nju Jorkut për të jetuar me nënën e cila tashmë ishte martuar sërish ku ndërron dhe emrin në Truman Capote Garcia. Romani i tij i parë do të shitej në miliona kopje. Në qendër të librit është udhëtimi i dy të rinjve drejt lumturisë. Ai vdiq më 25 gusht 1984, nga një mbidozë në Los Angelos.

7 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Ndryshe