Leksione dashurie nga Frida

Dua të të them diçka? Do doja ti shtrija pafund krahët e mia për të të dashur pa masë… Frida Kahlo artistja e njohur shkruante kështu për dashurinë. Me një jetë plot trazime ajo nuk harroi asnjëherë të dashuronte, duke e parë si shpikjen më të bukur të njerëzimit. Ja cilat ishin motot e jetës së saj.

1.Të duash është të falësh “Kam pasur dy aksidente të mëdha në jetën time: një në autobus dhe Diego. Diego është më i keqi”.

Diego Rivera ka qenë dashuria e përjetshme e Fridës, depozitoi tek ai të gjitha shpresat e dashurisë pas një jete torturuese. Ai e tradhtoi shumë herë Fridën gjatë martesës së tyre. Ajo e fali pas çdo tradhtie, duke pranuar se dashuria i reziston gjithçkaje dhe përfshin të falurit.

2.Dashuria është e pashpjegueshme “…martesa mes Fridës dhe Diegos ishte si bashkimi mes një elefanti dhe një pëllumbi”, do të shprehej nëna e Fridws.

Shumë mendonin se Diego dhe Frida nuk kishin shumë të përbashkëta përveç pikturës, por e vërteta ishte se dashuroheshin në një mënyrë të pashpjegueshme. Ai ishte i dhënë pas femrave dhe Frida ishte e dhënë të dinte se me kë shkonte. Përveç kësaj, kurrë se lanë njëri-tjetrin. Gjithashtu kishin të njëjtat ideologji politike.

3.Duaje veten “E vetmja gjë që di, është se pikturoj sepse kam nevojë“. Ta duash veten do të thotë që nuk e harron veten dhe çfarë beson. Diego e donte Fridën sipas mënyrës së tij dhe ajo e pranoi pa kushte pa pritur se do ndryshonte. Piktura e ndihmonte të përballonte sëmundjen. Kurrë nuk u dorëzua dhe nuk pushoi së krijuari art.

4.Mos ki turp nga stili yt Frida Kahlo është një ikonë e modës në Meksikë dhe në botë. Stili që e karakterizonte në vitet ’30 vazhdon të jetë frymëzim për modën meksikane dhe ndërkombëtare. Shtëpi mode kanë krijuar dizenjo të mrekullueshme duke u bazuar te piktorja meksikane. Veshjet e saj plot ngjyra dhe vetullat karakteristike janë kthyer në pikë reference për kulturën dhe sofistikimin e Meksikës.

5.Mos u lidh me planet e tua “Asgjë nuk është absolute. Gjithçka ndryshon, gjithçka lëviz, gjithçka rrotullohet dhe shkon larg”. Frida nuk mendoi kurrë të ishte artiste. Jeta e çoi te arti pas aksidentit që e la për muaj të tërë të bllokuar në krevat. Aty gjeti kënaqësi te lëvizja e duarve. Ajo donte të bëhej mjeke.

6.Gratë kanë shumë forcë përbrenda “Në fund të ditës mund të durojmë shumë më tepër nga çfarë mendonim.” Frida ishte një grua e fortë që arriti gjëra të rëndësishme. Qoftë vepra ashtu edhe jeta e saj shërbejnë si udhëzues për shumë persona që kërkojnë një identitet dhe e gjejnë te arti.

7.Është e shëndetshme të kesh një ditar “Asnjëherë nuk pikturoj ëndrra apo makthe; pikturoj realitetin tim”. Trishtimi është e vetmja ndjenjë që ka një rezultat fatal te njeriu. Të kesh një ditar ku të shkruash apo të vizatosh gjithçka na ndodh, shërben si mjekim për shpirtin. Frida bën pjesë të artistët që e evidentuan jetën e tyre nëpërmjet librave që ruajnë informacion të vyer dhe ku lexohen ndjenjat dhe jo vetëm fjalët.

8.Vuajtja është dituria e maskuar “Pij për të mbytur dhimbjet e mia, por të mallkuarat mësuan të notojnë“. Jeta e Frida Kahlos gjithmonë ka qenë e vështirë. Kur ishte adoleshente pësoi një aksident që e paralizoi gjithë jetën e saj. Jetonte mes shtratit të saj dhe spitaleve, ku kishte kohë të vizatonte gjithçka që i kalonte në mendje dhe emocionet i ngurtësonte përmes autoportretesh.

9.Të dish kur duhet të heqësh dorë “Nuk jam e sëmurë, jam e thyer”. Frida Kahlo duroi shumë tradhti të Diegos, dhe i fali. E fundit ishte ajo me motrën e saj të vogël, Cristina. Atëherë ishte dhe kur vendosi se ishte koha ta linte Diegon dhe kur abortoi për herë të tretë. U ndanë për katër vite. Frida na trego se duhet pasur forcë dhe se kurrë nuk është vonë për të qenë i lumtur.

10.T’i lësh gjërat të shkojnë “Shpresoj që largimi të jetë i gëzueshëm dhe shpresoj mos të kthehem kurrë“. Varësitë e vranë Fridën. Alkooli i tepërt dhe anemia e tretën trupin e saj, por kurrë shpirtin e forcës dhe lumturisë. Gjithmonë ishte në krye të festave, në të cilat nuk pushonte së kënduari. E shijoi shumë jetën që vuante. Vetë ajo ishte arsyeja e jetës dhe vdekjes.

7 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Ndryshe